zoom

Aktualitet

Çfarë kërkuan shqiptarët më shumë në Google gjatë një viti: ChatGPT, Bet online, Shkodra…

Me siguri ju ka ndodhur të futeni dhe të kërkoni në Google apo rrjete të tjera kërkimi, për interes pune apo argëtimi.

Por a e dini se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët gjatë 12 muajve të fundit në Google?

Kreun e renditjes e kryeson padyshim trendi i viteve të fundit, teknologjia e Inteligjencës Artificiale dhe veçanërisht ChatGPT…

Këto janë të dhëna zyrtare nga Google Trends, të publikuara sipas vendeve të ndryshme, në motorët e kërkimit, përfshi edhe Shqipërinë.

Po fjala e dytë më e kërkuar?

Do të habiteni, por është… Shkodër!

Nuk mbeten pas as AI Chatbot i Inteligjencës Artificiale, apo dhe fjala “Student”.

Bie në sy fakti se ndër më të kërkuarat mbetet edhe “vesi” i shqiptarëve si lojtarë “të thekur” bastesh.

Bëhet fjalë për “Bet online”. Ngaqë faqet e basteve, në print dhe online janë mbyllur me Akt Normativ nga Qeveria prej pesë vitesh, shqiptarët përpiqen t’i kërkojnë apo depërtojnë me forma të ndryshme, kryesisht me motorët e kërkimit. /ZOOM.AL/