zoom

Lajme

Çfarë i mungoi Shqipërisë në EURO 2024? Eksperienca, mbajtja e presionit, disiplina dhe… fati!

Shqipërisë duket se i mungoi eksperienca e një skuadre të madhe për të zgjidhur situata të caktuara, për të përballuar presionin e kundërshtarit dhe sigurisht më kryesorja; disiplina e rreptë taktike në ekuilibrat mes reparteve.

Në të trija ndeshjet e EURO 2024, kuqezinjtë pothuajse nuk arritën dot të përballonin presionin e kundërshtarit apo të mbulonin me dublime zonat e njëri-tjetrit me reparte të përforcuara dhe sigurisht kilometrat e vrapimit për ta arritur këtë.

Dhe sigurisht fati ka peshën kryesore,, atë fat që na shoqëroi gjat1% eliminatoreve, me perla nga jashtë zone të Asanit dhe Bajramit që vlenin pikë, por edhe me VAR-in që anuloi disa gola p%r kundërshtarët.

Pika e munguar me Italinë, duke kaluar të parët avantazh, pika me Kroacinë, që mund të kishte qenë fitore po në të njëjtën dinamikë dhe një pikë mbrëmë me Spanjën, pothuajse kalonte Shqipërinë në 1/8-at, për shkak të golavarazhit më pozitiv nga Hungaria dhe me shpresën se një tjetër skuadër e tretë nga grupet e tjera do ishte në të njëjtën situatë. Por kalkulimet u bënë gabim dhe kuqezinjtë kthehen sot në shtëpi, duke mbyllur aventurën e dytë evropiane.

Mrekullitë ekzistojnë, por nuk ishte ky rasti. Shqipëria largohet  nga Euro 2024 si vend i fundit, me 3 gola të shënuar dhe 5 gola të pësuar. Pas sfidës me Spanjës, të humbur 1-0, mediat e huaja kanë nxituar për të bëjë titujt respektiv.

Megjithatë mediat e huaja kanë elozhe për Kombëtaren, duke vlerësuar se i bënë ball “grupit të ferrit”, duke rrezikuar edhe Kroacinë aktualisht për eliminim. “AS”: “Golazo, të plotë dhe në pritje”. “The Sun”: “Torres shënon golin e shpejtë të fitores dhe spanjollët e dytë lundrojnë në 16 më të mirat”. “Guardian”: “Goditja e pjesës së parë nga Ferran Torres i sjell Spanjës me rotacion fitoren kundëre Shqipërisë”. “Tuttosport”: “Spanja e mbyll me pikët e plota, Ferran Torres eliminon Shqipërinë”.

Spanja shihet si favorite e trofeut deri tani, bashkë me Anglinë, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe sigurisht Portugalinë. Teksa “hirushja” e kompeticionit pritet mes Zvicrës, Rumanisë, Austrisë ose Turqisë. Çifti i parë i 1/8-ve është ai Zvicër-Itali, teksa Spanja pret një nga të tretat, sikurse edhe Gjermania. /ZOOM.AL/