Aplikacion
Pasi u nderua Himni Kombëtar, në kuadër të protokollit tre ministrat e rinj u betuan duke vënë dorën mbi Kushtetutë. Kujtojmë se propozimi për emrat e rinj u bë nga kryeministri Edi Rama në kongresin e Partisë Socialiste.
Ministrat e rinj dhe kryetarja e re e Kuvendit u votuan dje mes kaosit në Kuvend. Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e djeshme nisi me tensione, pasi deputetë të opozitës krijuan zhurmë duke goditur tavolinat teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi pikat e diskutimit. Socialistët propozuan dhe votuan Elisa Spiropalin si pasardhëse të Nikollës për kryeparlamentare, pasi kjo e fundit u dorëhoq për arsye shëndetësore.
Kuvendi votoi dje ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama dhe të dekretuara nga presidenti Bajram Begaj. Gjatë seancës parlamentare u votua për katër ministrat e rinj të kabinetit, Petrit Malaj, Pirro Vengu, Ervin Hoxha dhe Taulant Balla.
Petrit Malaj në postin e ministrit të FinanElisa u votua nga 77 deputetë. Po me 77 vota pro u emërua si ministër i Mbrojtjes Pirro Vengu, ndërsa Ervin Hoxha në postin e ministrit të Brendshëm mori 76 vota pro. Taulant Balla si ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin mori 78 vota pro. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë