zoom

Aktualitet

Ceremoni mortore të ndara, nëna varroset në Durrës e 2 fëmijët në Shkodër! Arrazi merr leje, por…

Nëna 38-vjeçare Alma Arrazi dhe dy fëmijët e saj 8 dhe 3 vjeç, do të përcillen sot për në banesën e fundit, por të ndara nga njëra-tjetra dhe qytete të ndryshme.

Dhe kështu tragjedia merr përmasa të tjera, pasi nëna nuk do të prehet pranë fëmijëve të saj, por në qytetin e Durrësit, pranë varrit të nënës së saj. Kanë qenë familjarët ata që kanë këmbëngulur që të merrnin trupin e pajetë të Alma Arrazit dhe mos të lejonin që ajo të prehej pranë 3 vogëlushëve, me të cilët u vetëmbyt në ujërat e lumit Bunë.

Mësohet se varrimi i saj do të bëhet në orën 12:00. Gjithashtu bëhet me dije se Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij, Gresi dhe Ardit Arrazi, por që një gjë e tillë varet nga vendimi që do të marrë Prokuroria e Shkodrës.

Arrazi ka masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet për dhunë në familje ndaj gruas dhe fëmijëve, duke i detyruar në tragjedi. Ai i ka mohuar akuzat e ngritura, teksa Prokuroria po heton edhe lidhjen jashtëmartesore të tij me një vajzë të re.

Erdgys Arrazi ndodhet pas hekurave për veprën penale të shtyrjes drejt vetëvrasjes së gruas dhe 3 fëmijëve të tyre. Vajza e madhe e familjes Arrazi u varros dy ditë më parë në Shkodër, pasi ishte e para që iu gjet trupi në Bunë. Familjarët e Almës theksuan se shkak u bë tradhtia bashkëshortore dhe dhuna që Erdgysi ushtronte ndaj Almës dhe jo problemet e saj psikologjike apo shëndeti mendor. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura