zoom

Aktualitet

CENSI kushtoi 16,9 mln euro, a u hodhën paratë në kosh? INSTAT i përgjigjet Salianjit

Instituti i Statistikave i ka kthyer përgjigje deputetit Salianji, lidhur me vonesën e publikimit të të dhënave të Censit.

Deputeti Salianji me shkresë zyrtarë i ka kërkuar sqarime INSTAT për këtë proces të rëndësishëm, për metodën e ndjekur, dhe për shqetësimin e ndërhyrjes qeveritare.

Ky institucion ka bërë edhe transparencën financiare, duke treguar sa u ka kushtuar shqiptarëve censi që nisi në shtatorin e vitit të kaluar, dhe do të shpallet në qershor.

Dhe ka kushtuar jo pak, por 16.9 milionë euro.

Sa i përket afatit se kur do të publikohen të dhënat, INSTAT sqaron se në nivel vendor do të publikohen në tetor 2024, ndërsa në dhjetor parashikohet dërgimi i të dhënave në EUROSTAT. /ZOOM.AL/