zoom

Aktualitet

Çdo vit e më pak studentë! Universiteti i Korçës bashkohet me atë të Tiranës

Universiteti “Fan Noli” në Korçë do të bashkohet më atë të Tiranës.

Dhimitër Bello, rektori i universitetit Fan Noli të Korçës, në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se senati i këtij universiteti vetëm dy ditë më parë ka vendosur bashkimin e universiteteve, vendim ky që sipas tij është votuar 100% nga pedagogët e këtij senati.

Bello shtoi se pavarësisht bashkimit me universitetin e Tiranës, logoja e universitetit të Korçës mbetet.

E gjithë kjo ka ardhur për shkak të situatës të rëndë të krijuar në universitetin e juglindjes së vendit, universitet që nga njëri vit në tjetrin kishte një numër më të vogël studentësh.

Megjithë përpjekjet për marrëveshje dhe ndërkombëtarizim të këtij universiteti nuk është arritur një gjë e tillë.

Në senatin e Universitetit të Tiranës do të jenë edhe përfaqësuesit e Universitetit të Korçës.
Korça ka 4 fakultete, ku studiojnë 3000 studentë.