zoom

Politikë

Ç’do ndodhë? Sot skadon afati i ultimatumit të Berishës

Sot është afati i fundit që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë lënë kryedemokratit Lulzim Basha për të dalë nga zyra, me argumentin se e kanë shkarkuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Berisha ka deklaruar se do të shkojë në selinë blu, por nga ana tjetër Basha ka bërë disa ndryshime në godinë duke u përgatitur për ndonjë skenar të mundshëm.

Ditën e djeshme, Berisha paralajmëroi një protestë kombëtare këtë herë jo vetëm me nisjen para selisë blu, por me vendtakimin e demokratëve për të protestuar kundër masave të marra nga Basha, i cili sipas Berishës ka vendosur dyer të blinduara.

Basha nga ana tjetër nuk i kurseu akuzat ndaj Berishës, duke deklaruar se ai pastron para me trafikantët e drogës të shpallur “Non Grata” nga Britania e Madhe.