zoom

Bota

Burri me thikë terrorizon kalimtarët në Stamboll, 10 të plagosur

Të paktën dhjetë persona mbetën të plagosur nga një sulm në rrugët e Stambollit.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Esenyurt, aty ku një burrë, ende i paidentifikuar nga autoritetet, sulmoi papritur dhe pa arsye kalimtarët.

Të plagosurit u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas mediave turke.

Një prej tyre ka treguar detaje nga ngjarja, duke deklaruar se autori nxori një thikë buke dhe nisi të sulmojë kush t’i dilte para.

“Ndërsa po ecja, më hasi një person. Ai nxori një thikë buke. Kur më pa për herë të parë, m’u duk sikur po bënte shaka. Ai më goditi në këmbë dhe u largua. Menjëherë rashë në tokë. Ai goditi me thikë fëmijën tim dhe tentoi t’i tërheqë çantën. Ndërhynë dyqanxhinjtë dhe e shpëtuan fëmijën.” tha Mehmet Üstel.

Ekipet e policisë po hetojnë në skenën e krimit dhe kanë nisur punën për kapjen e autorit.

Në kamerën e sigurisë janë regjistruar edhe momentet kur personi ka goditur me thikë një person.