zoom

Aktualitet

Burg për vrasësin e Egli Progës/ Familjarët akuza të forta autoriteteve

Gjykata e Korçës la në burg këtë të martë Denis Meçe si i dyshuar për vrasjen e Egli Progës pak ditë më parë ndërsa vendosi detyrim paraqitje për 3 të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guce për mos kallëzim krimi.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, motra e viktimës foli për media dhe akuzoi organet e drejtësisë për mosgjykim të drejtë të çështjes.

Ajo tha se drejtësia e ka rivrarë vëllain e saj, ndërsa theksoi se bëhet fjalë për një krim në bashkëpunim mes bandash kriminale.
Babai i Egli Progës gjithashtu hodhi akuza ndaj policisë për të cilët tha se gënjyen.

“Tentuan ta fshinin gjoja rrëshqiti sepse ishte i pirë, djali u godit dhe u vra nga njerëz kriminel ordinier të pashpirt.”- u shpreh Nazmi Proga për mediat.