Aplikacion
Britney kishte postuar një foto me lule rozë, teksa shkruante një tekst të gjatë duke na treguar bisedën me të fejuarin, Sam Asghari: “Humba kaq shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui, vetëm për ta rifituar atë. Mendova … çfarë ndodhi me stomakun tim?. Kështu që bëra një test shtatzëni dhe uh mire. Unë do të kem një fëmijë, tha Spears.
Britney, e cila është nënë e djemve Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline.
Duke reflektuar mbi përvojën e saj si një personazh i famshëm shtatzënë që është në qendër të vëmendjes, Britney shkroi:”Është e vështirë sepse kur isha shtatzënë kisha depresion. Më duhet të them se është absolutisht e tmerrshme. Gratë nuk flisnin për këtë në atë kohë, disa njerëz e konsideruan të rrezikshme nëse një grua ankohej, por tani gratë flasin për këtë çdo ditë dhe faleminderit Jezus nuk duhet ta mbajmë më sekret këtë dhimbje”./L.K
/Zoom.al