zoom

Aktualitet

Borë në rrugë, autoritetet: Nuk rekomandohet lëvizja pa zinxhirë

Duke filluar nga e marta pritet që të kemi një rikthim të reshjeve dhe të motit të ftohtë në vendin tonë.

Në kuadër të kësaj, Instituti i Shëndetit Publik kërkon kujdes të shtuar nga qytetarët dhe thekson këshillat që duhet të kenë parasysh për të mbrojtur shëndetin e tyre në këto ditë të ftohta dimri, por dhe veten.

Një ndër këshillat që ISHP u ka dhënë qytetarëve është që përveç për të gjithë është udhëtimi me kujdes në rrugë për shkak të pranisë së ngricave.

Sipas ISHP-së është e rëndësishme që qytetarët, në ditët ku kushtet e motit nuk janë të favorshme dhe ka prani të reshjeve, mjergullës ose borës të pajisen me goma dimërore, të ecin me shpejtësi të ulët dhe të ruajnë distancën me makinat e tjera.

“Udhëtimi në kushtet e motit të ftohtë, dëborës, akullit dhe ngricës.

Gjatë stinës së ftohtë kushtet atmosferike, si: mjegulla, shiu, dëbora dhe akulli e vështirësojnë drejtimin e automjetit.

Për këto arsye, për të shmangur rreziqet gjatë lëvizjes me makinë, është mire që të respektohen kufijtë e shpejtësisë.

Ka disa tregues specifikë të cilët duhet të kihen parasysh:

informohuni për motin përpara udhëtimit;

nuk rekomandohet lëvizja pa zinxhirë;

evitoni në maksimum lëvizjet në orët e vona, e sidomos natën.

Mjegulla e bën rrugën më të padukshme, ul shíkueshmërinë dhe zvogëlon mundësinë e frenimit në asfalt. Në këto raste:

ulni shpejtësinë;

ruani distancën;

mbani dritat gjithnjë ndezur.

Siguria gjatë udhëtimit duhet të jetë pjesë e kulturës sonë…

Në ditët me mot të keq e në kushte të vështira,

u rekomandojmë drejtuesve të automjeteve respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mundësi që shmang e parandalon aksidentet.

Nga KUJDESI ka vetëm dobi”, shkruan ISHP në rrjetet sociale.