zoom

Bota

Bora zbardh alpet italiane, hapet sezoni i skive për herë të parë pas pandemisë

Bora e freskët në malet e Tirolit të Jugut të Italisë fundjavën e kaluar ishin pamja që po kërkonin gjithë skiatorët.

Tiroli është një nga rajonet më të goditura nga pandemia. Vendpushimet e skive në Itali kanë qenë të mbyllura që prej izolimit të parë prej COVID-19 në 2020, që do të thotë se fundjava e kaluar është hera e parë që ato janë hapur në gati dy vjet.

Në shpatet e zonës së skive Plan de Corones ra borë javën e kaluar, pikërisht në kohën e hapjes së sezonit.

Skiatorët morën rrugën për në këtë luginë të Tirolit të Jugut nga e gjithë Italia pasi Plan de Corones është një nga luginat e para që hapi shpatet e tyre.

Pavarësisht nga emocionet që krijon ky kthim për ski, varianti Omicron i COVID-19 duket i rrezikshëm për turizmin europian.

Pas një periudhe me vuajtje në 20 muajt e fundit, sektori i turizmit po ecën përpara me pasiguri pasi kufijtë në të gjithë EUropën kanë filluar të mbyllen sërish.