zoom

Bota

Bombardohet Kievi! Mbi 100 raketa lëshohen mbi qytet, ukrainasit zgjohen nga sirenat e sulmit ajror

Ukraina ka raportuar për sulme të reja me raketa mëngjesin e kësaj të enjteje, ndërsa shpërthimet janë dëgjuar në disa qytete.

Autoritetet kanë thënë se shpërthimet vijnë nga sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzojnë raketat në hyrje.

Këshilltari i zyrës presidenciale Oleksiy Arestovych shkroi në Facebook se më shumë se 100 raketa po vinin, dhe alarmet e sulmit ajror mund të dëgjoheshin në të gjithë vendin.

Shpërthime u dëgjuan në Kiev, Zhytomyr dhe Odesa, sipas një korrespondenti të Reuters dhe raporteve të mediave lokale.

U njoftuan ndërprerje të energjisë në rajonet Odesa dhe Dnipropetrovsk, me qëllim minimizimin e dëmeve të mundshme në infrastrukturën energjetike.