zoom

Bota

Bombardimet në mes të Kharkiv-it, reagon Zelensky: Krim lufte!

Krim lufte i ka cilësuar presidenti i Ukrainës, Zelensky, bombardimietqë u regjistruan në qendër të Kharkiv-it. Mësohet se prej tyre mbetën të vrarë dhjetëra civilë.

Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë të hënën në Kharkiv. Bombat ruse shënjestruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv me artileri reaktive”, tha Zelensky gjatë një fjalimi natën vonë.

“Ishte qartë një krim lufte. Bëhej fjalë për një qytet paqësor, zonë banimi paqësore, pasi nuk ka objekte ushtarake”, shtoi presidenti Zelensky.

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan ka hapur një hetim mbi pushtimin rus. Ai tha se kishte “bazë të arsyeshme” dhe të besueshme se krimet kundër njerëzimit ishin kryer dhe po kryheshin në Ukrainë.

Ende nuk është raportuar për viktima. Kharkivi është përballur me sulme të mëdha dhe goditje me raketa në ditët e fundit.

Ai është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka 1.6 milionë banorë.

Postime të lidhura