Aplikacion
Ndërkohë sulmet ukrainase në territorin e pushtuar vranë edhe pesë persona dhe plagosën 26 të tjerë gjatë natës, njoftuan zyrtarët lokalë.
Guvernatori rajonal i Donetskut njoftoi se një grua u vra dhe 20 të tjerë u plagosën nga zjarri i artilerisë ruse në qytetin Komar, ku u shkatërruan shtëpi, dyqane dhe një ndërtesë që shërbente si zyrë. Një i vdekur dhe një i plagosur ishte numri i një sulmi me raketa edhe në një zonë tjetër, në të njëjtin rajon, tha Guvernatori.
“Është e rrezikshme të jetosh këtu, si në pjesën tjetër të rajonit të Donetskut”, shkroi Vadim Filaskin në një postim në rrjetet sociale, duke i kërkuar sërish popullatës civile të largohet për arsye sigurie.
Pesë persona u vranë dhe tetë u plagosën në dy bombardime ruse, të cilat ndodhën një orë larg njëri-tjetrit, në qytetin Selindove, pranë vijës së frontit, tha më herët guvernatori rajonal i Donetsk. Ndërkohë, në territoret e pushtuara të Ukrainës lindore, zyrtarët e emëruar nga Moska thonë se tre nga personat u vranë dhe 10 u plagosën nga një raketë HIMARS.
Shtatë persona të tjerë u plagosën nga bombardimet ukrainase në Pervomaysk në rajonin fqinj të Luhanskut. Dy vdekje u raportuan më vonë në të njëjtën zonë, nga një goditje që i atribuohet forcave të armatosura ukrainase. /ZOOM.AL/