zoom

Aktualitet

“Bomba” e Zhaklin Lekatarit: Disa grupe trafikojnë vajzat shqiptare në Lindjen e Mesme

Zhaklin Lekatari dha alarmin për një fenomen mjaft shqetësues që po ndodh sipas saj, ku disa grupime trafikojnë vajzat shqiptare në Lindjen e Mesme.

Duke marrë shkas nga rasti i 16-vjeçares, që mbahej si gruaja e katërt e mjekut Dervish Hasit, Lekatari deklaroi në studion e “News 24” se veç saj, ka edhe vajza të tjera që shfrytëzohen, madje detyrohen të martohen në Lindjen e Mesme për shkak të mungesës së ndihmës.

“Ka shumë hallka që nuk bëjnë si duhet punën e tyre. Mendoj se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Kam dëgjuar deklarata nga gra që janë pjesë e komunitetit ku ishte pjesë edhe zotëria.

Kam dëgjuar se ka grupime që trafikojnë vajzat shqiptare duke u ofruar atyre martesa në Lindjen e Mesme dhe këto vajza nuk kanë ku të kërkojnë ndihmë. Institucionet duhet të fillojnë hetimet lidhur me sfondin rreth këtij personi.

Besoj se insinuimet me armë, etj duhet të hetohen për të parë se kush financon këto ngjarje për të kuptuar se çfarë qëndron vërtetë pas këtij rasti”, tha Zhaklin Lekatari.