zoom

Aktualitet

Bojkotojnë mësimin! Studentët e Universitetit të Korçës, protestë për rritjen e çmimeve

Shqetësimi ndaj rritjes stratosferike të çmimeve ka përfshirë edhe studentët e Universitetit Fan S.Noli në Korçë, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë.

Studentët po marshojnë nga universiteti në drejtim të katedrales së qytetit, ndërsa arsyet se përse kanë dalë në këtë manifestim janë të shumta.

Arsyet që ata rendisin:

1.Po protestojnë për rritjen e çmimit të naftës.

2.Protestojnë për rritjen e çmimit të biletave të transportit, një kosto e shtuar e studentëve që udhëtojnë çdo ditë për në Korçë.

3.Protestojnë për rritjen e çmimit të shportës së ushqimeve.

4.Protestojnë për papunësinë.