Aplikacion
Për Bllakon personalisht nuk kam asnjë ndjesi. Por për fenomenin Bllako në shoqëri padyshim shqetësohem .Ai nuk është as i pari as i fundit ndër të rinjtë tanë . Pa punë , pa eksperiencë , edhe pse me diploma të mira në xhep, shumë prej tyre shëtisin stendë më stendë partie , si puntorët e seksit trotuar më trotuar, edhe në fund të përdorur e të lëshuar , mbeten të vetmuar.
Ajo që po dështojmë t’ju mësojmë të rinjëve tanë eshtë ajo që Harry Fultz I mësoi Stavro Bojaxhut një mbasdite pas praktikës bujqësore në tokat pranë Laprakës. Stavro edhe Fultz-i, u nisën për në shkollë (sot shkolla pedagogjike). Tek bisedonin për në një moment Stavro e pyet- I cilës fe jeni zotni?
Ai ra supeve dhe ju përgjegj- Feja ime biri im është të mos shkel thundrat e tjetrit dhe të më vijë turp që të kem një polic që të më ruaj nga prapa.
Pas pak arritën tek “Kursali” ku mjaft nga paria e qytetit ishin ulur në tavolinat e nxjerra jashtë. Stavro e pyet sërisht – Zotni! Nuk u kam parë e as kam dëgjuar të uleni edhe ju me këta të parët tanë të qytetit! A s’keni ndonjë shok a mik prej tyre?
Ai buzëqeshi, edhe I kthehet Stavros së ri:
-Shok e mik unë kam atë që ecën dorë për dore me mua.
Fultz-i me dy doktoratura nga Universiteti I Chikagos u mësoi, studentëve të tij “ se kultura pa edukatën sidomos atë të punës ja humbet vlerat njeriut.” Dhe veçanërisht edukatën e punës njeriu duhet ta ketë brilante”
Historia e ngjitjes së Bllakos, pa eksperiencë e pa punë apo narrativat e sotme të parisë që ai frekuentoi edhe shërbeu me ngulm e devotshmëri për të ngjitur shkallët e karrierës, nuk jane thjesht cështje personale të tij apo të tyre , por projeksione ekselente të shoqërisë që kemi ndërtuar, te cilës I kanë munguar modelet si Harry Fultz.