zoom

Aktualitet

Biznesmeni grek përdhunon të miturën shqiptare

Një gjykatë greke ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 4.5 vite burg biznesmenin 53-vjeçar, që ka ngacmuar seksualisht dhe ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme adoleshenten shqiptare gjatë periudhës 2017-2018.

Sipas medieve të vendit fqinj, abuzimi seksual ka ndodhur në kohën kur 16 vjeçarja trajnohej si praktikante tek biznesi i 53-vjeçarit grek.

Ndërkohë 53-vjeçari mohon akuzat, ndërsa thotë se nuk ishte në dijeni për moshën e vajzës, duke u shprehur se ajo dukej si grua e rritur në trup. Sipas tij marrëdhëniet seksuale kanë ndodhur me vullnetin e adoleshentes dhe se janë frekuesntuar jashtë ambineteve të biznesit të tij, ku vajza ishte regjistruar si praktikante.