zoom

Aktualitet

Biznesmeni Bektashi sillet çuditshëm pas daljes nga SPAK, ironia e gazetarëve: Parli italiano…?

Biznesmeni Fatmir Bektashi ishte sot për më shumë se një orë në SPAK, për të dhënë shpjegime mbi dosjen “Partizani”. Ai ka dalë nga SPAK, si rrjedhojë e masës së dhënë ndaj tij për hetimin e çështjes.

Ndërsa gazetarët e prisnin jashtë ambienteve të SPAK, dhe kërkonin një reagim prej tij, ky i fundit ka zgjedhur që të “përgjigjet” me mimikë. Ai u përgjigjet gazetarëve sikur të ishte një i huaj dhe nuk kuptonte, krejt çuditshëm, teksa ata tentojnë ta pyesin edhe në gjuhë të tjera, pasi në shqip nuk pranoi të prononcohej, me fraza ironike si: “Parli italiano…?” apo “Do you speak english…?”. /ZOOM.AL/