zoom

Ekonomi

Bitcoin rekord historik, kalon vlerën e 97 mijë dollarëve. U rrit me 300% në një vit

Bitcoin ka kaluar vlerën e 97 mijë dollarëve për herë të parë, 21 nëntorin e 2024-s.

Brenda 24 orëve Bitcoin u rrit me 5.7% dhe arriti një vlerë tregu 1.93 trilionë dollarë.

Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë, për pak çaste kapi 97.628 dollarë dhe po marshon drejt targetit 100.000 dollarë.

Me fitoren e Trump, tregu i Bitcoin ka përfituar më shumë se 900 mld dollarë, pasi ai premtoi krijimin e një klime më miqësore për kriptomonedhën.

“Një vit më parë, Bitcoin po tregtohej në 30 mijë dollarë. Sot ka kaluar 97 mijë, një rritje me 300%. Kjo është frymëzuar nga rizgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve. Shpresa se do të ketë një rregullim institucional po e nxit ende më shumë kripto”, thotë Edul Patel, drejtues në Mudrex që beson se brenda pak ditëve, do të arrijë edhe 100 mijë.

Që prej fitores së Trump, 2 javë më parë, Bitcoin është rritur me 40%.

Thuhet se ekipi i Trump është në diskutime me lobistë të industrisë për një zhvillim të mëtejshëm të kriptomonedhave./Mint