Sipas Berishës, Balla ka marrë në telefon një anëtar të KLP-së duke i kërkuar që të liroheshin urgjentisht duke shtuar “dhe kjo ndodhi”
Gjithashtu ka pretenduar se emri i ministrit ka dalë në bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.
Sipas Berishës, grupi i Bajrave në Shkodër, deklarojnë se “E kemi tonin Taulantin”, gjatë kohës kur merreshin me lojërat e fatit.
“Të të jap një provë. Merr dhe lexo regjistrimet. Dy vetë i vënë eksplozivin për ta ekzekutuar Lulzim Kullën. Eksplozivi e plagosi, por nuk vdiq. Taulant Balla merr në telefon anëtarin aktual të KLP-së dhe i thotë “urgjent të lirohen” dhe kjo ndodhi.
A do të të jap për Taulant Ballën, lexo çfarë thonë Bajrat kur merreshin me lojërat e fatit, “E kemi tonin Taulantin”. Çfarë e shtyn Gjokën t’i bëjë peshqeshe Spirogjokës, Elisës. Ne dënojmë, denoncojmë sepse janë gjëma e këtij vendi”, u shpreh Berisha.