zoom

Bota

BioNTech-u nis punën për përshtatjen e vaksinës kundër variantit Omicron

Masa gjithpërfshirëse po merrën kudo nëpër botë në luftën ndaj variantit më të ri të virusit COVID-19, dhe BioNTech ka filluar tashmë zhvillimin e një vaksine të re që synon të veprojë ndaj Omicron-it, siç u njoftua këtë të hënë.

Kompania gjermane e bioteknologjisë, e cila është partnere me gjigantin amerikan Pfizer për vaksinat kundër COVID-19, i tha Insajderit se kishte nisur “zhvillimin e një vaksine të përshtatur” për Omicron për ta lejuar atë “përparojë shpejt”.

Shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën po ndjekin nga afër Omicron-in, ose B.1.1.529, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore. Ekspertët e shëndetit publik thonë se varianti i ri përmban shenja se është më i transmetueshëm ose i rrezikshëm se llojet e tjera të sëmundjes.

Ditën e sotme u raportua se mutacioni më i ri i COVID-19 ka arritur edhe në Itali, ku një pacient “zero” ka infektuar të gjithë familjen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e etiketoi Omicron një “variant shqetësues” të premten, megjithëse zyrtarët kanë theksuar se dihet relativisht pak për variantin në këtë fazë.

Moderna, e cila gjithashtu prodhon një vaksinë COVID-19, tha të dielën se pret të ketë një version të ri të vaksinës së saj në dispozicion deri në fillim të vitit 2022 dhe se duhet të dijë nëse vaksina e saj aktuale ka mbrojtje të mjaftueshme në dy javët e ardhshme.

Zëdhënësi i BioNTech tha: “Ne e kuptojmë shqetësimin e ekspertëve dhe kemi nisur menjëherë hetimet për variantin omicron (B.1.1.529) si dhe zhvillimin e një vaksine të përshtatur si pjesë e procedurës sonë standarde për variantet e reja”.

Ata shtuan se “hapat e parë të zhvillimit të një vaksine të re të mundshme mbivendosen me kërkimin e nevojshëm për të vlerësuar nëse do të nevojitet një vaksinë e re. Objektivi i kësaj qasjeje, e cila u iniciua të enjten e kaluar, është të ecë përpara shpejt nëse nevojitet një vaksinë specifike për një variant”.

“Ne presim të dhëna nga testet laboratorike për rreth dy javë. Këto të dhëna do të japin më shumë informacion nëse B.1.1.529 mund të jetë një variant shpëtimi që mund të kërkojë një rregullim të vaksinës sonë nëse varianti përhapet globalisht”, shtoi zëdhënësi i BioNTech-ut.

Kompania i tha Bloomberg-ut se po zhvillonte një vaksinë të përditësuar, si dhe po testonte vaksinën e saj ekzistuese “për të mos humbur kohë”.

BioNTech tha të premten se do të jetë në gjendje të dërgojë versione të reja të vaksinës së saj COVID-19 brenda 100 ditëve nëse një variant i ri shfaqet.