zoom

Bota

Bilanc tragjik i tërmetit në Haiti/ Më shumë se 700 viktima, mbi 2800 persona rezultojnë të zhdukur

724 viktima numëron deri më tani Haiti nga tërmeti 7.2 ballë i shkallës Rihter një ditë më parë.

Qytetet më të goditura janë ato në jugperëndim të kryeqytetit Port Au Prince, veçanërisht Jeremie dhe Les Cayes. Lëkundjet janë ndjerë të forta në të gjithë ishujt e Karaibeve, veçanërisht në Republikën Dominikane me të cilën Haiti ndan ishullin, Xhamaikën dhe Porto Rikon.

Tërmeti erdhi në një kohë që Haiti po merrte veten nga tronditja që shkaktoi në vend vrasja e Presidentit, ndërkohë që pasojat e një tërmeti të ngjashëm, të 11 viteve më parë, ende po ndiheshin në shtetin me popullsi prej rreth 11 milionë banorësh.

Sikur të mos mjaftonin këto, të hënën pritet që Haiti të goditet edhe nga stuhia tropikale Grace.

Po ashtu 2 mijë e 800 të plagosur janë konstatuar deri më tani teksa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.