zoom

Të gjitha

Big Mama flet për sherrin e fortë me Antonelën pas daljes nga ‘BBV’:Nëse s’do kisha vepruar kështu…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ku pati një sherr të fortë me ofendime të rënda në drejtim të Antonelës, në studio me Arbanën, Big Mama tha se nuk e mbante mend se çfarë kishte thënë, nga nxehja, pas akuzës se ajo e kishte sharë në serbisht konkurenten.

Big Mama e mohoi ta ketë sharë në serbisht, por theksoi se kjo akuzë e ka prekur atë në një temë shumë sensitive për shkak të marrëdhënies që kanë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia me Serbinë.

“U preka shumë në fazën nacionale, edhe pse unë i zotëroj të dyja gjuhët. Dua të konfirmohet nga kamerat nëse e kam sharë ndonjëherë Antonelën. Ajo është tip që provokon dhe ka provokuar që ditën e parë.

Kam patur plot njerëz para hyrjes që më thonin si të veproja. Unë kam ardhur që të kënaqem, jam njeri pozitiv, qejfli, më stresojnë debatet. Unë jam e vetmja që nuk luaj dhe këtë gjë ma ka thënë dhe Donaldi.

Kam qenë 100% reale dhe 100% kam dal prej vetes. Nëse nuk do të kisha vepruar kështu, nuk do të kisha qenë vetja.”

Ndërkohë, e pyetur nëse e mendonte daljen e saj nga shtëpia, ajo tha se nuk pendohet dhe ka hyrë në shtëpi për të treguar karakterin e saj.

Debati me Antonelën

 

Antonela: Kanë ndërhyrë të gjithë si ujqër, pa merak, ju përballoj të gjithëve!

Iliri: Ti zë emrat e të gjithqëve në gojë. Je si qepa në çdo gjellë.

Antonela: Unë nuk e kisha fare me Big Mamën, po diskutoja me Sarën.  Sa kush është u ulët u pa. Ti më ke sharë në serbisht, nuk ta lejoj as ty as askujt.

Big Mama: Unë me dash të shaj, të shaj shqip jo serbisht. Mos fol se nuk kam të sharë serbisht! Turp të vij se je njeriu më i ulët këtu.

Antonela: Provo të më shash.

Big Mama: Po ti je legene, pise, ti je 17-fytyreshe. Je idiotja më e madhe, më e degjenerueme. Të kap për flokësh të qes jashtë!

Antonela: Unë asnjëherë s’kam ofenduar Big Mama.

Big Mama: Ti je intrigante pise, ti ëndërron të bëhesh si unë. Kjo do më çojë mua, pise femër. Unë dua të dal. Më nxirrni tani!

(Pas kërkesës për të lënë shtëpinë Arbana e thirri Big Mamën në dhomën e rrëfimit, por ajo i qëndroi idesë së saj duke u larguar nga Big Brother VIP)