zoom

Lajme

Bie Facebook dhe Instagram, probleme për përdoruesit në gjithë botën

Bie Facebook dhe Instagram, probleme për përdoruesit në gjithë botën

Miliona përdorues të rrjeteve sociale në të gjithë botën, veçanërisht Instagram, Facebook dhe Messenger, kanë pasur probleme në orët e fundit, pasi kanë pasur vështirësi në përdorimin e shërbimeve të Meta-s.

Aktualisht, shumë përdorues po shohin në ekranet e tyre se ka një problem në lidhjen me faqet e tyre, ndërsa disa raportojnë se shkëputen shpesh nga llogaritë e tyre.

Në të njëjtën kohë, ata që arrijnë të lidhen me llogaritë e tyre raportojnë se po përjetojnë probleme edhe me story-t.