Aplikacion
“Unë po shpall raundin e parë të sanksioneve ndaj Rusisë në përgjigje të veprimeve të saj dje,” – tha Biden në një konferencë të posaccme për mediat nga Shtëpia e Bardhë.
“Këto janë koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë dhe do të vazhdojnë të përshkallëzojnë sanksionet nëse Rusia përshkallëzohet”, – shtoi Biden.
Sanksionet e publikuar nga Biden:
“Ne po zbatojmë sanksione të plota bllokuese ndaj dy institucioneve të mëdha financiare ruse: VEB dhe bankës së tyre ushtarake.”
“Ne po zbatojmë sanksione gjithëpërfshirëse ndaj borxhit sovran të Rusisë. Kjo do të thotë se ne i kemi ndërprerë qeverisë ruse financimin perëndimor. Ajo nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi dhe nuk mund të tregtojë borxhin e saj të ri as në tregjet tona apo në tregjet evropiane”.
“Ne gjithashtu do të vendosim sanksione ndaj elitave ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Ata marrin pjesë në përfitimet korruptive të politikave të Kremlinit dhe duhet të ndajnë gjithashtu dhimbjen.”
“Ne kemi punuar me Gjermaninë për të siguruar që Nord Stream 2 të mos ecë përpara”.
Biden gjithashtu vuri në dukje se nëse Rusia “vazhdon agresionin e saj”, mund të pasojnë sanksione shtesë.