Aplikacion
Në fakt edhe drejtuesit e ekipit të tij, Rubin Kazan, e prisnin me padurim një ftesë të tillë, të vetëdijshëm se kjo mund të ndikojë ndjeshëm në vlerën e tij të kartonit. Për këtë janë të sigurt edhe ekipet e interesuara për shërbimet e sulmuesit kuqezi, për këtë arsye, sipas mediave në Rusi, në derën e Rubin Kazan ka ardhur oferta e parë.
Beshiktash është klubi që kërkon shërbimet e Dakut, me drejtuesit e klubit që me sa duket synojnë të formojnë një tredhëmbësh të gjithin kuqezi, me Daku që do të mbështetej nga Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Ky lajm gjen konfirmime edhe në Turqi, por mediat, për momentin, nuk flasin me shifra, thjeshtë bashkohet në një pikë: Beshiktash kërkon zyrtarisht Mirlind Dakun. /ZOOM.AL/