Aplikacion
Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se protesta do të zhvillohet në ditën që Parlamenti do të miratojë buxhetin për vitin 2025.
“Miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth Parlamentit ku qytetarët, pensionistët, fermerët, bizneset e vogla të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe në parlamentin e krimit”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
Ish-kryeministri tha se PD do të paraqesë amendamentet në komisione dhe seancë plenare.
“Paraqitja e tyre është një detyrim solemn para shqiptarëve për të bërë avokatinë e tyre dhe për të qenë të obliguar që në mbledhjen e parë të parlamentit shumicë të PD, ato ligje të votohen dhe të hyjnë në fuqi menjëherë“, shtoi Sali Berisha.
Drejtori i Policisë tallet me masakrën e Shkodrës: Të kisha shkop magjik, e ktheja kohën pas