Aplikacion
Sipas tij, qeveria nuk ka bërë asnjë investim, ndërsa kujtoi se edhe ujësjellësi që inauguroi në Krujë po helmon qytetarët.
“8 vite në pushtet Rama ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Evropë. Qeveris me banda, qeveris me krimin, ka vendosur Shqipërinë në të njëjtën linjë me Afganistanin e talibanëve. Ula varfërinë ekstreme 4 herë dhe rritem rrogat, duke dalë në krye të vendeve të rajonit. Ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë.
Edhe ujësjellësi që inauguroi në malet e Krujës po helmon qytetarët. Këto 8 vite asnjë investitor madhor i huaj nuk erdhi në Shqipëri. Në këto tetë vite Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për korrupsionin dhe zë vendin e dytë”, tha Berisha.
Berisha tha se Shqipëria është shndërruar në delen e zezë të Evropës nën qeverisjen e Edi Ramës.
“Ne jemi delja e zezë e Europës, jemi vendi më i pasigurt, jemi vendi ku nuk vijnë investitorët, por mbi të gjitha jemi vendi nga ku janë larguar 550 mijë qytetarë. Një spastrim etnik. Të gjitha këto kanë ndodhur edhe për një arsye tjetër të fortë, për shkak se opozita shqiptare, PD, nuk arriti të jetë në lartësinë e saj për të bllokuar dhe për të larguar nga pushteti një aventurier dhe një antishqiptar, kreun e Meduzës,” theksoi Berisha.