zoom

Politikë

Berisha: Rama të japë sa më parë dorëheqjen, protesta e nesërme më e madhja në vend

Berisha: Rama të japë sa më parë dorëheqjen, protesta e nesërme më e madhja në vend

Daljen e tij të përjavshme për mediat këtë të premte, kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha ja kushtoi tërësisht ccështje “McGonigal” dhe protestës së ditës së nesërme.

Ai akuzoi klryeministrin Rama se ka paguar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së që të ekzekutojë opozitën shqiptare.

Sipas Berishës ky është, jo vetëm një sulm ndaj opozitës shqiptare, por edhe një sulm ndaj sigurisë së aleatit më të madh të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sali Berisha:

Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botë.

Mund tu them se kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, rrugët, kafenetë, klubet, restorantet nuk flitet për gjë tjetër veç se për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës.

Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë, ‘Ëatergatit’ të shekullit të 21, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë, zbuluesin, ndoshta më të rëndësishëm të planetit.

Përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj këtu se Edi Rama është absolutisht i pashpresë. Ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe asaj të SHBA. Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterrues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, aleat, udhëheqës kryesorë i NATO-s, dhe sigurisë në botë.

Tani dimension tjetër i aferës McGonigal, ky mashtrues ordiner, ky mashtrues amoral që u tha shqiptarëve se, sa e kam pritur një herë në zyrë dhe më dërgoi një sms dhe ishte një shoqërues me të, ky së pari e ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.

Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Tom Doshin, ose Vangjush Dakon, por Toma ka qenë në Vjenë, ai kundër dëshirës së saj, ka urdhëruar dhe ka nisur Etilda Gjonin, ministre të Drejtësisë. E sigurtë, në një aktivitet kryekëput në shkelje të vendit dhe ligjeve të SHBA.

Etilda Gjoni nuk është as hetuese, as prokurore, as gjykatëse. Ajo nuk kishte asnjë motiv që të nisej, sepse Toma paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar.

Pra hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto.

Pra edhe në këtë aspekt, Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Nuk ka dashur të shkojë ministrja, të jemi të hapur këtu. Përkundrazi i ka bërë të qartë që kjo nuk është detyra e ministrit. Të dërgojmë prokurorë, por Edi Rama ka dërguar ministren.

A ka marrë pjesë në pyetje ministrja, a ka marrë pjesë në proces, kjo është histori e turpshme, ky është shteti i bandave, i banditëve.

ky është një akt tjetër primitiv i tij. Të shpallësh ‘Qytetar Nderi’ në Tropojë, një trevë atdhetare, një agjent rus, apo një tradhtar të vendit të vet, tregon një akt papërgjegjshmërie të plotë.

Së treti, McGonigal, Erion Veliaj, ministra, kanë bërë orgjira, absolutisht po, në klube nate dhe në lokale gjysëm errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Fatmirësisht janë me foto. A publikohen fotot apo jo, por kjo është e sigurtë, kjo që them.

Ka një hetim kombëtar, ndërkombëtar, ka një hetim dhe hetimi ka rregullat e veta. Ne do ta japim kontributin tonë, pa asnjë diskutim në këtë hetim. Prandaj Edi Rama mendon se do të bllokojë komisionin. Jo, komisioni do të hetojë çdo akt, të gjitha takimet e McGonigal me Edi Ramën, Belinda Ballukun, Erion Veliajn, çdo takim të tij.

Ai është sjellë këtu si një njeri i cili përpiqej të imponohej me detyrën e tij, ka rekrutuar mes tyre apo jo për llogari të rusëve, këtë e thonë të tjerë. Unë nuk mund ta them këtë. Ju e dini se atje ka një hetim, një pjesë të mbidheshme e një pjesë të nëndheshme. Por tani rrethanat tregojnë, provojnë qartë se vetëm kanë qenë budallenjtë rusë, ose Deripaska nuk ka qenë një strofull zbulimi rus, se ndryshe ky nuk kishte si të mos jetë, dhe nuk ka si të mos jetë një agjent i atij vendi.

Këto rrethana janë të reja.

Po përpiqen tani të stisin variantin se paratë i ka paguar Duçka. Sipas këtij varianti, nëpërmjet një shtetasi turk.

E kuptoni vetë tani, përpjekje nga më të ndryshme bëhen për të shpëtuar nga rryma që po i merr, dhe ky shtetas turk thuhet se ja paska dhënë Agron Nezës, për të ja dhënë në emër të Duçkës, paratë me porosi të Edi Ramës, sepse ai është njeriu më i besuar i Edi Ramës, ndaj dhe po të keni parasysh Neza thoshte, do vijnë, do vijnë, sepse i priste nga Duçka ato para.

Duçka është një nga kokat më mafioze më kryesore sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm.