zoom

Politikë

Berisha: Rama i përfshirë në korrupsion botëror kundër opozitës, duhet ta ndëshkojmë

Në vijim të fjalës së tij në Burrel, kreu i Partië Demokratike, Sali Berisha i është rikthyer edhe një herë dosjes “Rama-McGonigal”.

Ai akuzoi kryeministrin se ka korruptuar agjentin e lartë të FBI-së në hetime kundër opozitës shqiptare.

 

Berisha:

Në vitin 1990, misioni ynë ishte të përmbysim monizmin e Ramiz Alisë dhe bllokmenëve hoxhistë. U përballëm me çdo lloj terrori por nuk u mposhtëm. Forca e idealeve tona e përmbysi atë regjim.

Sot pas 32 vitesh jemi përsëri në një monizëm, që bazohet te krimi, droga dhe korrupsioni shqiptar dhe ndërkombëtar.

Edi Rama, armik i lirisë së shqiptarëve, ia ka dalë që me taksat tuaja, me paratë tuaja, të rekrutojë, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe SHBA, njërin nga personat më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së asaj toke.

Por ky është akt, të cilin duhet ta ndëshkojmë dhe do e ndëshkojnë shqiptarët.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë një kryeministër që angazhohet në korrupsionin botëror kundër opozitës shqiptare.

Ndaj dhe sot, çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare e Matit, Klosit dhe gjithë Shqipërisë janë në një mision historik: përmbysjen e këtij monizmi të urryer. Përmbysjen e këtij monizmi armik të lirisë dhe shqiptarëve, përmbysjen e një njeriu që në shtatë vite përzuri 31 përqind të popullatës, çka nuk ka ndodhur në asnjë luftë, në asnjë vend përveçse në Shqipëri.

Me datën 14 maj, Agroni duhet të dorëzojë çelësat dhe të bëhet gati për të gjitha prokurimet, për të gjitha vjedhjet që i ka bërë.

A e dini se ku i bën vjedhjet Agroni? Do çuditeni ju. I bën me Erion Veliajn në Tiranë.

30 milionë euro ka fituar tendera në Tiranë, kompania e familjes së tij, duke i ndarë me Erion Veliajn.

Agron, largohu vetë më mirë.

Bedri Hoxha, ju garantoj se njeriu që e don Klosin, Matin, qytetarët, njeriu që ka përkushtimin, ndershmërinë më të madhe për ta shndërruar atë bashki në shtëpinë e parë të çdo qytetari, për të përdorur me transparencë të plotë çdo qindarkë.

Por të dy së bashku do përgjysmojnë taksat. Ne jemi parti e taksave të ulëta.

Ne besojmë se paratë në xhepat tuaja janë më të vlefshme për ju dhe shoqërinë se paratë e taksave të shtetit. Taksa e ulët është ligji unë.

Misioni ynë është largimi një minutë e më parë i Edi Ramës nga pushteti.

Ne, së shpejti kalojmë në betejën finale, kundër këtij armiku, i cili turpëron çdo vend, çdo njeriu, çdo qytetar.

Kundër këtij armiku, që zbaton parimet më të zeza ndaj kundërshtarit dhe opozitës.

Kundër këtij armiku të pabesë, të paskrupullt, që nuk ngurron t’i fusë thika edhe partnerit më kryesor strategjik të Shqipërisë.

Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu, çdo lloj vije të kuqe. Çdo ditë që qëndron është dënim, është haraç, është turp për çdo shqiptar.

Ndaj dhe të ngrihemi, t’i tregojmë botës se ne kurrë, korrupsioni nuk na mposht. Se ne kurrë fatkeqësia nuk na mposht. Se ne kurrë nuk pranojmë dhe nuk do pranojmë monizmin, përkundrazi do bëjmë gjithçka, çdo sakrificë që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë.

Ndaj të bëhemi për betejën tonë finale,me çdo çmim, me çdo kusht, qytetarët duhet të votojnë të lirë.