Aplikacion
Ai tha se kreu i SPAK, Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, edhe në operacionin e fundit të Strukturës së Posaçme. Berisha thekson se “SKAP nuk bëri asgjë për të zbuluar lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar”.
“Nga operacioni, janë lëshuar 50 urdhër-arreste dhe nuk janë kapur as 5 vetë. Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, njësoj si në rastin e inceneratorëve, ku u arrestuan vetëm 2 drejtorët e Veliajt, pasi të tjerët ishin në burg. Ne dënojmë dekonspirimin e operacionit.
Me këtë operacion, SKAP bëri gjithçka për të fshehur emrat e Ramës, Pjerin Ndreut, Ëngjëll Agaçit, që kanë bashkëpunuar me bandat. SKAP i partisë bëri gjithçka që të fshehë lidhjet e politikanëve me kriminelët”. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë