zoom

Lajme

“Berisha nuk heq dorë nga PD”, Topi: Rama ka “në xhep” edhe 2029-ën

“Berisha nuk heq dorë nga PD”, Topi: Rama ka “në xhep” edhe 2029-ën

Bamir Topi parashikon se PD do të drejtohet nga Sali Berisha për një kohë të pacaktuar.

Në një intervistë në News24, ish-kreu i shtetit tha se Berisha nuk do të heqë dorë nga PD-ja.

Këtë tezë të tij Topi e argumenton me mënyrën se si u ndërtuan listat e mbyllura të PD-së, duke shkelur rregullin që ishin primaret ato që përcaktonin.

Topi tha se Berisha e dinte që do të ishte në opozitë edhe pas 11 majit.

“Këta njerëz janë zgjedhur (në listën e mbyllur) për të garantuar opozitë të qëndrueshme në Parlament. Ai (Berisha) ka qenë i bindur që do të ishte në opozitë”, tha ai.

Ai tha më tej se Rama ka të sigurt të fitojë edhe mandatin e ardhshëm.

“E kemi bërë këtë analizë për situatën e Shqipërisë në vitin 2030. Këtu kam qenë kur të kam thënë zgjedhjet janë në 2025, ku është 2029-a që ai nuk e përmend? Ai tregon që e ka në xhep. Pse e ka në xhep? Sepse e ka të thjeshtë, rezultati përcaktohet në tavolinë sepse i tillë është sistemi. A ka anomali më të madhe që ti merr vota të duash dhe përkthehen në një mandat ose nuk përkthehen fare. Është anomali.”- Tha Topi.

Postime të lidhura