zoom

Lajme

Berisha kërkoi interpelancë me Ramën, PS e rrëzon. Opozita do që ish-kryeministri të jetë në sallë

Me debate të forta politike dhe akuza po shoqërohet seanca e sotme plenare, e ndryshuar në rend dite pasi zhvillohet zakonisht të enjteve.

Rrëzohet me votën e socialistëve edhe kërkesa për interpelancë e ish-kryeministrit në arrest shtëpie, Sali Berisha, me kryeministrit Edi Rama.

Sipas nënkryetares Ermonela Felaj, kjo kërkesë ishte sjellë jashtë afateve. Ndaj socialistët rrëzuan sot me vota kërkesën e Berishës, për disa çështje tenderash të familjes së Ramës.

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD-së, Ina Zhupa replikoi për rrëzimin e kërkesës së Berishës për interpelancë me Ramën. Ajo tha se me ardhjen e Berishës në Kuvend nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave.

“Para 6 muajsh kam bërë një kërkesë për interpelancë me zotin Gonxhe dhe ende nuk di se çfarë është bërë me atë kërkesë. Tenderat për familjarët tregojnë që Rama është hajdut. Duhet të njoftonit policinë që Berisha të vijë në seancë. Por me ardhjen e Berishës në seancë, nuk ka rrezik për prishje të provave”, tha Zhupa. /ZOOM.AL/