zoom

Politikë

Berisha i tha se nuk ka më vend në PD/ Alibeaj: Je humbës i madh

Vijon përplasja në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryetarit të PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj.

Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, akuzoi Alibeajn se së bashku me Lulzim Bashën, kishte mision të përçante opozitën. Për këtë arsye, sipas tij, të dy ata nuk kanë më vend në Partinë Demokratike.

Mendoj se zgjedhjet janë një provë, një test në çdo forcë politikë në botë. Përveç Bashës dhe Alibravës, unë nuk di deputet tjetër që nuk kanë mbështetur kandidatët e primareve. Në këtë kontekst, e vërteta është se ata kanë qëndruar brenda parimeve të statutit dhe të PD-së. Basha dhe Alibrava nuk mund të rikthehen, nuk kanë më vend”, tha Sali Berisha.

Por e menjëhershme ishte kundërpëgjigja e Enkelejd Alibeajt, sipas të cilit, përçarjen e demokratëve e kreu vetëm Berisha.

“Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore.

Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës”, u shpreh Enkelekd Alibeaj në rrjetet sociale.