zoom

Politikë

Berisha: Garda ishte e armatosur, është SKAPI brenda! Bardhi: Kallëzim në Prokurori për Nikollën!

Berisha: Garda ishte e armatosur, është SKAPI brenda! Bardhi: Kallëzim në Prokurori për Nikollën!

Tensionet dhe kaosi i sotëm parlamentar i ka lënë vend akuzave dhe denoncimeve. Ish-kryeministri Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se personi që shtyu deputetin Ervin Salianji në sallën e seancave plenare ishte i armatosur.

“Personi i cili u shty dhe u kap me Ervin Salianjin, personi kishte armë. Kemi prova të pakundërshtueshme”, theksoi Berisha. Berisha tha se një prokuror i SPAK-ut ndodhet në Parlament. “Është SKAPI brenda. Ka një prokuror të SKAP-it në sallë”, shtoi ai.

Kurse kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se do të kallëzojë në SPAK kryeparlamentaren Nikolla, se ka lejuar që punonjës të Gardës të futen në sallën e Kuvendit të armatosur.

“Indinjatë të thellë për sjelljen e sotme të kryetares së kuvendit, e cila në sjellje flagrante, ka lejuar futjen në gardë të punonjësve të gardës që kanë të armatosur. Sot me urgjencë do të depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetares së Kuvendit, që mendon se do të trembë opozitën me Gardën apo punonjës policie të armatosur.”, tha Bardhi. /ZOOM.AL/