zoom

Lajme

Berisha flet për listat: PD-ja, transparente. Në PS, socialistët janë zëvendësuar me kriminelë

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, opozita ka hartuar lista me kandidatët për deputetë përmes një procesi transparent dhe me emra të shquar.

E kundërta, pretendon Berisha, ka ndodhur në kampin rozë, ku emrat e garuesve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit janë përcaktuar nga krimi.

“Ky është procesi më transparent që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, me përfaqësimin e të gjitha ndjesive, të gjitha shtresave, nënshtresave, grupeve, komuniteteve të shoqërisë shqiptare.

Por këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite.

Ky koalicion që bashkon rreth 25 parti, të cilat pa PD-në, përfaqësojnë pothuaj një të tretën e elektoratit shqiptar.

Kjo përbën një avantazh të fuqishëm për aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe PD-në, një avantazh i cili ka goditur thellë në dëshpërim palën kundërshtare, që në fakt është në kaos të vërtetë.

Ekipi Rama-Lubi Balluku po përcakton kandidaturat tërësisht në bashkëpunim me klanet e krimit në Shqipëri.

Janë flakur edhe socialistët e fundit që kishin mbetur në atë parti dhe janë zëvendësuar me eksponentë të botës së krimit apo kushërinj, kushërira, etj, etj.”, tha Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD.

Postime të lidhura