zoom

Politikë

Berisha: Familjarët e Ramës janë turrur pas tenderave për t’u pasuruar, ndaj s’i lejon Komisionet!

Deputetët e opozitës kanë bllokuar sërish seancën parlamentare prej orës 09:30, e cila ende nuk ka nisur. Ata kanë kthyer karriget përmbys, duke mos lejuar zhvillimin e seancës në normalitet, si pjesë e planit opozitar dhe aksionit të ri.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një lidhje live në Facebook, ka nisur fjalimin drejtuar qytetarëve, teksa thotë se Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Parlamentare, sepse është i përfshirë në afera.

“Familjarët e tij janë vërsulur pas tenderave për t’u pasuruar në kurriz tuaj. Rama nuk pranon dot Komisionet Parlamentare, se është i inkriminuar. E pret fati i McGonigal”, shprehet ndër të tjera ai. /ZOOM.AL/