zoom

Lajme

Berisha: EPP përsëri në timonin e BE-së! Fitore me rëndësi për të ardhmen e Evropës dhe Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Parlamentin Evropian, ku e djathta dhe kryesisht partitë e ekstremit dominuan me fitoren e tyre.

Ai përshëndeti fitoren e partive të qendrës së djathtë, duke i rikonfirmuar grupit të PPE rolin udhëheqës të BE.

“EPP përsëri në timonin e BE. Të dashur miq, në zgjedhjet për Parlamentin Europian qytetarët e vendeve anëtare të BE votuan me shumicë partitë e qendrës së djathtë duke i rikonfirmuar grupit të PPE rolin udhëheqës të BE, Parlamentit dhe institucioneve të tjera të BE. Në emër të Partisë Demokratike uroj partitë si motra, udhëheqjen e tyre për këtë fitore të merituar me rëndësi përcaktuese për të ardhmen e BE, por edhe të Shqipërisë në BE.”, shkruan Berisha ndër të tjera.

Më herët ishte edhe Lulzim Basha që uroi të djtahtët evropianë për fitoren në zgjedhjet europarlamentare. /ZOOM.AL/