Aplikacion
Ashtu siç e denoncoi dhe paralajmëroi ish-kryeministri Sali Berisha, mazhoranca në mënyrë të papërgjegjshme i ka kaluar mbledhjet e Komisioneve online.
Pas aksonit për bllokimin e punimeve normale të Kuvendit nga deputetët e opozitës, socialistët duket se kanë parë si rrugëzgjidhje zhvillimin e komisioneve në distancë.
Kuvendi dhe Grupi PS, ka njoftuar sot shtyrjen e mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe zhvillimin e saj online në orën 16:00. Dukshëm mazhoranca shfaq shenja frike dhe i trembet protestave të opizitës parlamentare.

Ndërkohë që demokratët kanë paraqitur rregulloren e Kuvendit, ku në nenin a/5 të realizimi i mbledhjeve online mund të behet vetëm “në rastet e masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore. Mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik”.
/ZOOM.AL/