Aplikacion
Mbi 80% e të gjitha çështjeve që janë në Gjykatën e Lartë, mes biznesit dhe shtetit, sipas Berishës, i fiton shteti, me kryegjykatës Sokol Sadushin.
Berisha u shpreh gjatë tryezës së PD me avokatët, të cilët kundërshtuan hartën e re gjyqësore, se Gjykata e Apelit sundohet nga çifti Sadushi.
Sokol Sadushi, kontrollon Gjykatën e Lartë, ndërsa bashkëshortja e tij, Edlira Petro, Gjykatën e Apelit, tregoi ish-kryeministrit, duke e quajtur këtë një eksperiment të shëmtuar.
Çifti Sadushi, tha Berisha, janë dora e zgjatur e Edi Ramës për ushtruar kontroll total në të gjitha çështjet, duke bërë që të ketë vetëm një Gjykatë në Tiranë.
“Do ju lexoj ju vetëm një moment, çfarë ndodh sot në drejtësinë shqiptare. Drejtësia shqiptare ka një satrap dhe ky satrap quhet Sokol Sadushi. Ju mund të thoni pse e quaj unë të tillë? Në Gjykatën e Lartë, asnjë çështje nuk del për shqyrtim pa vendosur Sadushi dhe këshilltari i tij.
Së dyti, të gjitha çështjet me shtetin, administrative, i shqyrton kolegji administrativ që kryesohet po nga Sadushi. Së treti, të gjitha çështjet e doganave, të tatimeve, të naftës, kanë kryer të trupit gjykues po Sadushin e partisë.
Së katërti, 95% e çështjeve të Kolegjit Administrativ, të Kolegjit të Sadushit, bëhen në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe vetëm 5% bëhen me praninë e palëve. Ky është gjykimi më jo transparent që mund të ndodhë. Mbi 80% e të gjitha çështjeve palë që është biznesi me qeverinë i fiton shteti në Gjykatën e Lartë ku kryegjykatës është Sadushi”, u shpreh Berisha.