zoom

Politikë

Berisha: Do t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb Edi Ramës. Deputetët e PS të mos bëhen provokatorë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar me Kryetarin e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhin dhe deputetët e opozitës.

Ai u shpreh se do të vijojnë ‘betejën ndaj pozitës’, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve të PS që të ‘mos i provokojnë’ teksa opozita proteston në Kuvend.

“U diskutua gjerësisht se si ti përgjigjemi dhëmbë për dhëmb, përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave Kushtetuese të deputetëve në parlament.

Së pari, dënon çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në parlament. Unë ju kërkoj deputetëve socialistë mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit, minimumi është të respektoni protestën.

Të mos ndodhë si dje, ne protestonim dhe ata merrnin fjalën se si e si, të zhurmonin protestën tonë. Kjo situatë i turpëron ata.

Ne po protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e parlamentit dhe pluralizmit.

Kjo është thirrja ime për ta.

Përgjigja, ju do ta ndiqni sepse asgjë sekret nuk kemi ne, dhe do të jetë publike.

Edi Rama, po ua them unë ju, ka zgjedhur taktikë që të mbyllë parlamentin, në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin.

Do të ketë një datë në datën 2 nëntor dhe seancën tjetër e ka vendosur për ta bërë në datën 22.

Ne nuk pranojmë asnjë praktikë të tillë, ne vazhdojmë betejën.

Ne si parlamentar jemi të betuar që do të rivendosim të drejtat tona Kushtetuese.”