Aplikacion
Berisha tha se nuk ka betejë më jetike për dinjitetin e një kombi, sesa beteja për çlirimin e kryeqytetit.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të vërtetë të dinjitetit dhe lirisë. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve që me fjalën e tyre këtu në parlamentin e lirisë përcjellin mesazhet e të vërtetës, guximit dhe shpresës në të katër anët e shqiptarëve. Që me fjalën e tyre çajnë vellon e zezë të censurës së narkoshtetit dhe u thonë shqiptarëve të vërtetat thelbësore, jetike të tyre.
Të dashur miq!
Kjo betejë është një betejë e shenjtë aq sa ç’është liria dhe dinjiteti për njeriun. Aq sa është liria e dinjiteti për një shoqëri dhe për një komb.
Të martën ne kemi ditën tjetër, ditën e madhe, në të cilën mosbindja civile e qytetarëve të Tiranës do të shembë monumentin më të shëmtuar të vjedhjes së qytetarëve nga kreu i hajdutëve të Tiranës, që ka uzurpuar shtëpinë e parë të kryeqytetit.
Miqtë e mi, nuk ka betejë më jetike për dinjitetin e një kombi se sa beteja për çlirimin e kryeqytetit. Se sa beteja për shembjen e monumentit të shëmtuar të korrupsionit dhe krimit në sheshin Skënderbej. Se sa beteja për përzënien e një kryevjedhësi, i cili i zhveshur nga çdo normë morali njerëzor, i pangopur në vjedhjet e tij ndaj qytetarëve, vendosi modelin 100 përqind të vjedhjes së fondeve të qytetarëve të Tiranës.
Në këtë model, Erion hajduti zhduku 130 milionë euro të djegësit të Tiranës si në asnjë vend tjetër të Europës dhe të botës. Paratë shqiptarët i paguan. Ky hajdut u mori atyre taksa tre herë më të larta se përpara. I detyroi të paguajnë 29 euro për ton, tarifën e djegies për tarifë depozitimi.
Ky hajdut për kompaninë e tij, detyroi dheun e çdo themeli që hapet, inerte, zhavorret, të depozitohen në minierën e tij, në Sharrë me tarifa të cilat shkojnë rreth 50 milionë, 60 milionë euro në kontot e tij. Ky hajdut, ky njeri që nuk ka asgjë njerëzore në qenien e tij, krijoi kompaninë e tij me drejtorët hajna dhe shndërroi paratë e taksapaguesve në hotele luksoze me 5 yje. Në pallate me qindra e qindra apartamente.
Ky i pashpirt u shndërrua në një tërmet të vërtetë për qytetin. Prishi me ndërmarrjet e tij dhjetëra e dhjetëra pallate. Grabiti dhjetëra e dhjetëra milionë euro po me këto ndërmarrje, gjoja për ndërtimin e tyre. Ndërkohë që ndërtoi me gjoba me kompanitë e ndërtimit”. /ZOOM.AL/