zoom

Politikë

Berisha bën deklaratën e fortë: Kush është biznesmeni që u kërcënua nga McGonigal dhe ekipi i tij

Gjatë konferencës së përjavshme, kreu demokrat Sali Berisha ka bërë një denoncim tjetër që lidhet me çështjen Mcgonigal.

Sipas tij, një biznesmen shqiptar është kërcënuar nga McGonigal dhe dy shqiptarët, Agron Neza dhe Dorian Duçka duke i kërkuar miliona euro për të hequr emrin e tij nga “lista e zezë” e non-gratave. Sipas Berishës, biznesmeni në fjalë është Ylli Ndroqi.

“Por, Ylli Ndroqi dhe jo vetëm ai, janë dëshmitarë të skenave të shëmtuara që këta çakenj, kërcënonin biznesmenët e tjerë, natyrisht edhe në praninë e Taulant Ballës.

Mbrojtja që Edi Rama i bën Dorian Duçkës dhe Agron Nezës është mbrojtje që i bën vetes së tij. Kjo skemë është e bekuar dhe e përdorur edhe për interesat e Edi Ramës.

Unë e përgëzoj Ylli Ndroqin për qëndrimin e tij të guximshëm dhe burrëror ndaj këtyre mafiozëve, por e përgëzoj edhe për vendimin që mori, pasi unë natyrisht pa autorizimin e tij publik, nuk e bëja, për ta bërë publike këtë ngjarje të shëmtuar në restorantin Padam.

SKAP-i i partisë fut kokën nën jorgan. Nuk ka qëndrime më të turpshme se këto.
Gjobëvnës që qarkullojnë me lejen dhe autorizimin e kryeministrit. Për SKAP-in, asgjë nuk ka ndodhur,”- u shpreh ai./zoom.al/