zoom

Të gjitha

Beniada lë përfundimisht Italinë, jeta e re në Tiranë dhe tentativa për biznes

Beniada gjeti pas “Big Brother Vip” famën që nuk e gjeti dot si modele në Itali. Qëkur ishte brenda në shtëpinë e “Big”-ut, asaj iu ofrua posti i moderatores në “Procesin Sportiv”.

Por me të dalë, ajo mori edhe një tjetër format, ku pas disa javësh do ta shikojmë edhe në “E diell”. Kështu ka nisur një jetë e re për modelen, e cila dita-ditës është më pranë ëndrrës së saj.

Bëhet me dije se Beniada ka lënë përfundimisht jetën në Itali, duke u zhvendosur në Tiranë, ku mund të jetë më pranë punëve dhe projekteve të shumta që e presin. Ditën e djeshme, Beniada ka zbuluar se ka marrë edhe një banesë në Tiranë ku ka ndarë edhe një foto nga shtëpia e saj. Natyrisht që shtëpia luksoze, të cilën ajo e publikoi në rrjetet sociale është e marrë me qira dhe jo e blerë.

Shtëpia e re është në një lokacion të lakmuar për Tiranën, që tashmë i shtohet edhe një banore tjetër të famshme. Ajo që kemi mundur të mësojmë është se veç planeve për në televizion, Beniada po përgatitet për t’i hyrë edhe botës së biznesit.

Ish-finalistja e “Big Brother”-it po mendon të hap edhe linjën e saj të veshjeve në Tiranë. Duket se famën e fituar nga loja 136-ditëshe, ajo do ta përkthejë në para tashmë që gjithçka ka përfunduar.

Mbetet për t’u parë nëse ajo do të zgjedhë të sjellë një linjë të brendshmesh, apo një linjë tjetër të veshjeve për publikun. Ndërkohë që gjithçka mbetet e njëjtë në jetën e saj private. Modelja e pozave nudo vijon të jetë “single”, ndonëse si ka deklaruar dëshiron një mashkull shqiptar në krah. Të gjithëve i bëri përshtypje deklarata që ajo bëri për Arditin pak javë më parë.

Arditi dhe Beniada ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Madje pas daljes, këngëtari u shpreh se do e priste jashtë modelen për të vazhduar njohjen. Ndërkohë, Beniada teksa ishte e ftuar në “E diell” ku u pyet: Arditi ka thënë që kur të dalë Beniada, do ta thotë ajo mendimin e saj në njohjen që ne kemi krijuar në “Big Brother”, pra që do ta vazhdoni jashtë. Arditi po pret akoma apo…?

Modelja tregoi se mes saj dhe Arditit nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë gjë.

“Arditi më duket se po fle akoma me biberon në gojë. Nuk kemi pasur asnjëherë diçka, as ai nuk ka pasur pëlqim për mua, as nga ana ime nuk ka pasur interes. Është një shok shumë i mirë, por më shumë se kaq nuk mund të jetë. Ngacmon kot ai”, tha Beniada.

Kujtojmë se Beniada doli nga “Big Brother VIP” si finaliste me 10 mijë euro dhe si një nga banoret më të pëlqyera nga publiku. Teksa si modele e pozave erotike nuk mund të shkonte më tej në vendin tonë, tashmë si një ndër personazhet më të dashura, ajo do të përpiqet të shndërrohet në një “business ëoman”, por pse jo edhe në një nuse Shqipërie./Panorama