zoom

Stil

Ben Affleck apo Brad Pitt/Aktorja flet për dy ish-partnerët e saj:Kush ishte më i mirë në shtrat

Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka folur për dy ish-partnerët e saj Brad Pitt dhe Ben Affleck ,ku madje ka arritur të bëjë dhe krahasime mes tyre në disa aspekte.

E ftuar në një intervistë në podkastin “Call Her Daddy”, ajo iu përgjigj pyetjes se kush është më i mirë në shtrat. Gweneth theksoi se me Brad kishte shumë kimi, ndërsa Ben ishte i përkryer në teknikë.

Sa i përket karrierës së tyre në industrinë e filmave, Paltrow u shpreh se të dy aktorët janë shumë të talentuar:

“Të dy janë shumë të talentuar dhe Ben është një skenarist dhe regjisor shumë i mirë. Por, në aspektin e aktrimit, zgjedh Brad, sepse mendoj për të gjitha rolet që ai ka bërë”.

Kush ka stil më të mirë?

“Ndoshta Brad”

Kush ishte më romantik?

“Brad”.

Kush të ka bërë më shumë për të qeshur?

“Ben”.

Me cilin debatoje më shpesh?

“Ben”.

Kush kujdesej më shumë për veten?

“S’jam e sigurt, besoj se asnjë prej tyre s’ishte aq i dhënë. Nuk më pëlqejnë burrat që shohin veten në pasqyrë gjatë gjithë kohës”.

Kush puthte më mirë?

“Të dy puthnin mirë”.

Gwyneth ka qenë e fejuar me Brad pitt në periudhën 1994-1997 dhe u ndanë disa muaj pasi shpallën fejesën. Ndërsa me Ben, ka qenë e lidhur në periudhën 1997-2000. Sot, Ben Affleck është i martuar me Jennifer Lopez.