Aplikacion
Sipas Belerit, kjo gjë ka ndodhur që në javën e parë në një takim me zyrtarë partnerë kryesorë, ku i është ofruar djalit ose vëllait të tij të zgjidhnin të bëhet kryetar njëri prej tyre dhe të japë dorëheqjen e të dalë nga burgu.
‘Të gjithë e dinë dhe në Athinë dhe në Tiranë. Gjatë këtyre 16 muajve kisha gjithmonë oferta për të dhënë dorëheqjen nga mandati me shkëmbim lirinë time’, u shpreh Beleri.
Intervista:
Peka: Në kohën që ju keni qënë në qeli, ka pasur negociata me ju që të dorëzoni mandatin dhe ju të liroheni?
Beleri: Javën e parë në takim me zyrtarë nga partnerët tanë kryesorë, vëllai im dhe djali im më thanë në tavolinë, zgjidhni të bëhet kryetar një nga ju të dy pasi atë nuk e lëmë, të japë dorëheqjen të dalë nga burgu. Nuk e kam pranuar. Të gjithë e dinë dhe në Athinë dhe në Tiranë. Gjatë këtyre 16 muajve kisha gjithmonë oferta për të dhënë dorëheqjen nga mandati me shkëmbim lirinë time.
Peka: Pra i është premtuar djalit tuaj dhe vëllait tuaj, njëri prej jush mund të bëhet kryetar bashkie…
Beleri: Me letër, javën e parë…
Peka: Si është e mundur që Edi Rama e paska personale vetëm me ju dhe jo me familjen tuaj.
Beleri: Edi Rama është e qartë se nuk do e linte bashkinë te PD te opozita, nuk e ka fare personale me mua. Ai ishte mashtrimi i radhës.