zoom

Lajme

“Bëje Serbinë e madhe sërish!” në rrugët e Beogradit. Fitorja e Trump rindez pretendimet e Serbisë

“Bëje Serbinë e madhe sërish” është një nga thirrjet që ka mbushur rrugët e Beogradit që pas zgjedhjeve në SHBA.

Pankarta me portretet e Donald Trumpit e Elon Muskut bashkë me hartën ku paraqiten Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia Verior dhe mbishkrimin e Serbisë së madhe, janë parë kudo në rrugët e qytetit.

Shpallja e Trump si president i 47-të i Amerikës duket se i ka dhënë shpresë Serbisë se ajo mund të marrë territoret që pretendon.