zoom

Politikë

“Becchetti”/ PD dorëzon në Kushtetuese padinë: Të ngrihet Komisioni, 120 mln eurot t’i paguajnë shkaktarët

PD ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për mosngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”. Vendimin e Kuvendit ata e cilësojnë antikushtetues.

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një prononcim për mediat u shprehën se Rama ka frikë të hetohet sepse është i dështuar, shkaktar për humbjen e 120 mln eurove.

“Jeta parlamentare, nis kur nis zyrtarisht parlamenti. Ne nuk mund të nisim në prill, kur nisim zyrtarisht në shtator. S’jemi të vonuar, por jemi të shpejtuar. Do luftojmë që 120 mln euro të mos i paguajnë shqiptarët.

Fitorja e parë e PD-së është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse janë të qartë që është një çështje e humbur.

Komisionet hetimore me ¼ e firmave të deputetëve mblidhen dhe janë të legjitimuar. Rama ka frikë të hetohet sepse është i dështuar, shkaktar për humbjen e 120 mln eurove.

120 mln euro i arbitrazhit ndërkombëtar duhet ta paguajnë shkaktarët”, tha Duma.

Postime të lidhura